Për shkak të koronavirusit, të gjitha ndeshjet e këtij kampionati mund të luhen pa tifozë

Për shkak të koronavirusit, të gjitha ndeshjet e këtij kampionati mund të luhen pa tifozë

Sipas asaj që raporton Calcio e Finanza, kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të nënshkruajë një dekret që të gjitha ndeshjet e futbollit në Itali të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Krejt kjo për shkak që koronavirusi është përhapur me të madhe në vend.

Raportohet se këtë kryeministrit ia ka kërkuar presidenti i ligës, Paolo Dal Pino, ku i ka kërkuar qeverisë italiane që të gjitha takimet e Serie A, Kupës së Italisë dhe ndeshjet evropiane, të luhen me dyer të mbyllura deri në largimin e kërcënimeve nga koronavirusi.

Në lidhje me këtë dekret nuk është raportuar ende diçka zyrtare dhe mbetet të shihet se a do të nënshkruhet apo jo ky vendim.

Kujtojmë se katër ndeshje në Serie A u shtynë dje për shkak të shpërthimit të virusit në veri të Italisë.