Për shkak të paralajmërimit të Putinit ankesë në KE për akreditimin e delegacionit rus

Në seancën parlamentare të Këshillit të Evropës është paraqitur ankesë për autorizimet e delegacionit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse.

Për shkak të paralajmërimit të Putinit ankesë në KE për akreditimin e delegacionit rus

Ky propozim i deputetit lituanes Emanuelis Zingeris ka marrë numër të mjaftueshëm të votave sipas bazave ligjore, pasi kohë më parë në Rusi është paralajmëruar qëllimi që të mbahet referendumi për lidhshmërinë e të drejtës ndërkombëtare dhe legjislacionit të Federatës Ruse në harmoni me Kushtetutën e Rusisë.

Të përkujtojmë, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë më herët se Kushtetuta e Rusisë duhet të ketë përparësi ndaj të drejtës ndërkombëtare nëse ajo i shkel të drejtat e qytetarëve rusë apo i shkel parimet kushtetuese të Rusisë.

Deputeti thekson se, sipas iniciativave ruse, vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk do të merren parasysh.

Propozimi i Zingerisit ka fituar numër të mjaftueshëm të votave nga së pakur pesë vende të delegacionit të Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës./Insajderi.com.