Një aeroplan i udhëtarëve ka rrëshqitur nga pista në Stamboll, me ç’rast përkohësisht u mbyll aeroporti derisa ka zgjatur evakuimi i 164 udhëtarëve.
![Për shkak të stuhisë në Stamboll një aeroplan rrëshqet na pista](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/ENqTGcIW4AUD6d2_620x0-730x440.jpg)
Aeroplani “Boeing” i cili i takon kompanisë ajrore të Emirateve të Bashkuara rrëshqiti nga pista gjatë aterrimit, por udhëtarët janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë, lajmëron AP.
Stuhia dhe shirat e forta, të cilat e kanë kapluar Stambollin kanë shkaktuar probleme edhe në trafik, dhe me siguri janë shkak i këtij incidenti në aeroport.
Aeroporti, i cili gjendet në anën aziatike të qytetit më të madh turk, ishte përkohësisht i mbyllur për trafik./Insajderi.com.