Një aeroplan i udhëtarëve ka rrëshqitur nga pista në Stamboll, me ç’rast përkohësisht u mbyll aeroporti derisa ka zgjatur evakuimi i 164 udhëtarëve.
Aeroplani “Boeing” i cili i takon kompanisë ajrore të Emirateve të Bashkuara rrëshqiti nga pista gjatë aterrimit, por udhëtarët janë evakuuar dhe janë në gjendje të mirë, lajmëron AP.
Stuhia dhe shirat e forta, të cilat e kanë kapluar Stambollin kanë shkaktuar probleme edhe në trafik, dhe me siguri janë shkak i këtij incidenti në aeroport.
Aeroporti, i cili gjendet në anën aziatike të qytetit më të madh turk, ishte përkohësisht i mbyllur për trafik./Insajderi.com.