Për të kapur këtë fotografi kërkon shumë aftësi, fat dhe durim

Për të kapur këtë fotografi kërkon shumë aftësi, fat dhe durim

Për të fotografuar një nga krijesat më të rralla të Tokë, kërkon shumë aftësi dhe fat të jashtëzakonshëm – por Seregey Gorshkov, i ka të dyja, e këtë e dëshmoi me një fotografi të mahnitshme të një tigri Siberian ose Amur, në thellësitë e pyjeve të Rusisë lindore, njofton Insajderi.

Imazhi i solli atij edhe titullin e “fotografit të botës së egër të vitit”.

Tigri femër shihet duke përqafuar një pemë, duke u fërkuar me lëvoren për të lënë aromën e saj dhe për të shënuar territorin në “Parkun Kombëtar Leopard”.

“Ndriçimi, ngjyrat, struktura – është si një pikturë vaji,” thotë kryetari i gjykatësve, Roz Kidman-Cox.

The embrace by Sergey Gorshkov, Russia

“Duket pothuajse sikur tigri është pjesë e pyllit. Bishti i saj shkrihet me rrënjët e pemës. Të dy janë një”, tha ajo për BBC News.

Edhe më i jashtëzakonshëm është fakti se ky është një imazh kapur nga një kamerë e vendosur si kurth. Pajisjet u vendosën në pyll dhe u lanë, duke pritur që të shkrepnin automatikisht kur një tigër të endej aty.

Sigurisht, Sergey duhej të dinte se ku do të kishte më shumë gjasa të kapte kafshën – dhe këtu hyn në lojë aftësia e një fotografi me përvojë të botës së egër.

Kurthi i kamerës që bëri foton fituese u la në fushë për 10 muaj. Për të qenë një fotograf i shquar i jetës së egër duhet të kesh një durim të jashtëzakonshëm. /Insajderi.com

Burimi: BBC