Për të tretin vit radhazi Real Madrid shpallet klubi më i vlefshëm

Për të tretin vit radhazi Real Madrid shpallet klubi më i vlefshëm

Raporti i Elitës Evropiane 2021 e ka shpallur listën e klubeve me vlerën më të madhe monetare për këtë vit, transmeton Insajderi.

Real Madrid i prin listës si skuadra me vlerë afro tre miliardë eurosh, i cili pasohet nga Barcelona me dy miliardë e 869 milionë euro dhe e përmbyllë Manchester City me dy miliardë e 661 milionë euro.

Lajmin për renditjen e klubeve e ka bërë të ditur vetë skuadra spanjolle, ndërmjet një komunikate për media.

Raporti shpjegon se mbajtja e Real Madridit në vendin e parë është nxitur nga suksesi i klubit në fushë dhe zhvillimi tregtar i arritur gjatë viteve të kaluara, ku kjo skuadër qëndron për tri vjet me radhë si lidere e listës.

Në raport, tutje theksohet se klubi do të përfitojë nga të ardhurat shtesë që vijnë nga Santiago Bernabeu i ri./Insajderi.com