Përball Schalkes, Bayern Munchen i pandalshëm sikurse me Barcelonën

Përball Schalkes, Bayern Munchen i pandalshëm sikurse me Barcelonën

Në ndeshjen hapëse të Bundesligës, gjigandi bavarez i papërmbajtshëm me skuadrën nga Gelsenkirchen, fiton ndeshjen me 8 gola, ashtu sikurse kishte fatin skaudra katalunase në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Në stadiumin “Allianz Arena”, bavarezët kanë “shkelur” Schalke 04 me rezultat 8:0.

“Festivalin” e golave  e hapi Serge Gnabry në minutën e katërt të takimit (1-0), për 2:0 u përkujdes Leon Goretzka (19’), ndërsa për rezultatin e pjesës së parë shënoi polaku Robert Lewandowski nga penalltia (31’).

Në pjesën e dytë u shënuan edhe pesë gola të tjerë.

Gnabry shënoi dy herë radhazi për të kompletuar hat-trick (47’), (59’).

Për 6:0 shënoi Mueller, goli i shtatë mban autorësinë e Leroy Sane (71’), ndërsa golin e fundit të takimit e shënoi Jamal Musiala nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Kështu Bayern Munchen fillon furishëm mbrojtjen e titullit, ndërsa me vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit, mbaruan edhe vuajtjet e portierit Ralf Faehrmann. /Insajderi.com