
Pikat referuese të dyja ekipeve janë forca fizike në majën e sulmit, ku Vedat Muriqi do të sfidojë Zlatan Ibrahimoviçin, njofton Insajderi.
Në një kërkim në “Transfermarket’’, duke krahasuar vlerën e dy ekipeve, vihet re diferenca në vlerë e dy sulmuesve, ku Muriqi kushton 17 milionë euro ndërsa shtatlarti suedez kushton gati tre herë më pak me vlerë pesë milionë euro.
Vlen për tu përmendur dhe mosha e dy lojtarëve, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës i cili është 26 vjeç ndërsa suedezi 39 vjeç. Në datën 28 mars, përfaqësuesja e Kosovës do të presë Suedinë, në një sfidë për raundin e kualifikueseve të botërorit “Qatar 2022”. /Insajderi.com