Përdhunohet nga daja – policia shokon me gjetjet në telefonin e tij

Përdhunohet nga daja – policia shokon me gjetjet në telefonin e tij

Një nënë e dy fëmijëve ka treguar sulmin seksual që i është bërë nga daja i saj kur ajo ishte shtatë muaj shtatzënë, shkruan Insajderi.

Jemma Llewellyn ishte vetëm 20 vjeç dhe shtatzënë me fëmijën e saj të parë kur daja i saj, Richard Wallace, kishte abuzuar me të kur ajo po vizitonte nënën e saj Sharon në Essex të Anglisë.

Wallace u dënua me 22 mars pasi kishte pranuar një akuzë për sulmin seksual.

Ai gjithashtu u vendos në regjistrin e sulmuesve seksual, ku do të mbetet për tërë jetën e tij.

Një natë ajo ishte zgjuar nga prekja e dajës së tij, ku edhe kishte filluar të bërtiste.

Por ai ia kishte mbyllur gojën dhe e kishte lutur të mos i tregonte nënës së saj.

Pasi e kishte dhunuar ai kishte shkuar në dhomën e tij, duke i dhënë hapësirë zonjës Llewellyn të largohej.

Ajo e kishte lajmëruar të dashurin, i cili i kishte ardhur në ndihmë, por ishte shumë vonë për ta kapur Wallace, pasi ai ishte larguar.

Ajo e kishte lajmëruar rastin në polici tre ditë pas sulmit, por policia nuk arriti ta gjente dajën e saj pasi ai kishte ndryshuar pamjen duke i prerë flokët e ishte qethur.

“Ndikimi që ka pasur ky rast në mua ka qenë shkatërrues”- është shprehur viktima.

Policia arriti ta gjej atë pas dy javësh, edhe pse ai vazhdonte t’i mohonte të gjitha akuzat.

Ai ishte arrestuar në vendin  e tij të punës dhe ishte akuzuar për sulme seksuale.

Gjatë ekzaminimit, polica gjeti kërkime për pornografi në mes dajës dhe mbesës në telefonin e tij.

“Xhaxhai im ka qenë gjithmonë një tip i çuditshëm dhe më ka bërë komente më herët”- ka thënë Llewellyn.

“Është një çrregullim që quhet çrregullimi seksual gjenetik dhe ai më ka thënë se e përjeton këtë gjendje kur është i dehur” ka shtuar vajza.

Ajo ka treguar se vuan nga depresioni pas vdekjes së vajzës së saj.

Ajo e ka ndarë këtë rast duke shpresuar se ajo mund t’i ndihmoj vajzat e tjera të dalin përpara dhe te flasin për raste të njëjta.

“Unë vetëm dua  t’i ndihmoj vajzat e tjera, unë nuk jam personi i vetëm që e ka përjetuar këtë. Duhet të ketë më shumë mbështetje për viktimat dhe unë dua t’i tregoj atyre se nuk janë vetëm”- ka shtuar ajo./Insajderi.com