“Përdhunues, pedofil dhe abuzues” – futbollistja refuzon të mbajë një minutë heshtje për Maradonën

Futbollistja spanjolle Paula Dapena zgjodhi të ulej në tokë ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve mbajtën një minutë heshtje për Diego Maradonën.

“Përdhunues, pedofil dhe abuzues” – futbollistja refuzon të mbajë një minutë heshtje për Maradonën

Një minutë heshtje u mbajt në lojërat e futbollit në të gjithë botën këtë fundjavë, nga amatorët në ligat më të larta profesionale.

Sidoqoftë, një lojtare femër refuzoi të qëndronte në këmbë gjatë heshtjesh 60 sekondëshe përpara një ndeshje miqësore për gratë midis Viajes Interrias FF dhe Deportivo Abanca në Coruña, Spanjë – ajo zgjodhi të qëndonte ulur me shpinë të kthyer ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve qëndronin me kokat e përkulua në shenjë respekti, shkruan AS, transmeton Insajderi.

Kur ajo arriti në vendin ku do të mbahej ndeshja, zbuloi se nuk kishte qenë në dijeni se do të kishte një minutë heshtje për Maradonën

“Sapo zbulova se do të kishte një akt në nder të tij, unë refuzova të respektoj heshtjen e një minute për një përdhunues, pedofil dhe abuzues”, tha Dapena.

Dapena theksoi se nuk kishin kaluar tre ditë që kur një akt përkujtimor ndodhi para një loje miqësore në njohjen e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, por që nuk përfshinte një minutë heshtje. /Insajderi.com