Planet e pushimeve i janë shkatërruar një gruaje pasi që autoritetet tajlandeze kanë refuzuar ta pranojnë brenda shtetit, për shkak që ajo e kishte shfrytëzuar pasaportën e saj si letër tualeti.
Faye Wilson kishte shpresuar të kalojë një muaj pushime në Tajlandë para se të shkojë në Australi për një vit pune.
Por ëndrra e saj shumë shpejt u bë ankth kur zyrtarët tajlandez e kanë bllokuar atë duke e pyetur se pse i mungojnë disa fletë në pasaportë.
Ajo e tregon rastin, duke thënë se ata e pyetën se ku i kishin mbetur fletët tjera të pasaportës.
“Ata më pyetën se ku i kisha fletët e pasaportës ndërkohë që unë i thash vetëm se i kam humbur, duke pasur vështirësi t’u tregoj arsyen e vërtetë”, rrëfehet Wilson.
Më pastaj ata e kanë kthyer atë fillimisht në Dubai e pastaj edhe në Glasgow të Skocisë, duke ia konfiskuar pasaportën.
Ndërkaq për mënyrën se si e përdori ajo pasaportën si letër tualeti, ajo tregon se ishte paksa e dehur derisa i është dashur ta kryente nevojën.
“Isha duke ecur nga një bar në tjetrin dhe ne kemi pasur nevojë për të shkuar në tualet. Vendosa që ta përdorja pasaportën si letër tualeti sepse nuk kisha zgjidhje tjetër. Isha e dehur dhe nuk kam menduar për pasojat që mund të ketë kjo ide e çmendur”, tregon Wilson.
Ajo tregon se ka aplikuar për një pasaportë urgjente që nga koha kur është kthyer dhe po planifikon të shkojë sërish në Tajlandë për t’u takuar me shoqen që e ka lënë atje./Insajderi.com