Perezi dëshiron Allegrin si zëvendësues të Zidane

Perezi dëshiron Allegrin si zëvendësues të Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron që në stolin e klubit gjatë sezonit të ardhshëm ta vë Massimiliano Allegrin, transmeton Insajderi.

Siç raportojnë mediat spanjolle, pasi Zinedine Zidane ka informuar lojtarët se do të largohet në fund të sezonit, Reali ka nisur kërkimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Për Perezin, Allegri është emri i padiskutueshëm.

Ish-trajneri i Juventusit e pati refuzuar një ofertë të madrilenëve tri vite më herët, pasi kishte arritur marrëveshje për të qëndruar në Itali edhe për një sezon. /Insajderi.com