Përfaqësuesja e Kosovës merr përforcim nga Kroacia

Portieri i skuadrës së Ligës së Parë të Kroacisë Mornar – Crikvenica Liridon Zena do të jetë përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjeve të turneut kualifikues për Kampionatin Botëror të hendbollit që zhvillohet në muajin janar 2020 në Peskara të Italisë.

Liridon Zena i cili tani e disa vite po mbron me sukses ne qytetin e lindjes, dy vitet e fundit trajner kishte portierin legjendar të Kroacisë Valter Matosheviq që ka ndikuar ne ngritjen e performancës së këtij djaloshi.

Duhet theksuar se Liridoni me shtatin e tij korpulent prej 190 centimetra dhe 95 kilogramë bëri që gjatë dy edicioneve te ketë 15-20 mbrojtje në çdo takim. Lajmi i plotë