Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave të basketbollit ka debutuar në mënyrën më të mirë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla, shkruan Insajderi.

Kjo pasi basketbollistet kosovare kanë zënë vendin e tretë në këtë garë.

Në luftë për të bronztën, ato mposhtën Maltën me rezultat 70:60.

Vlenë të përmendet se kjo është hera e parë që kjo përfaqësuese merr pjesë në një garë të këtij niveli.

Basketbollistet e vendit tonë nuk mundën të kapin finalen për shkak se në gjysëmfinale u mposhtën nga Irlanda./Insajderi.com