Kosova ka pësuar humbje nga Islanda me rezultat 86:62 (21:17, 24:12, 22:14, 19:19), në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, njofton Insajderi.
Kosova filloi ndeshjen më mirë, me një seri 4:0, ku deri gjatë çerekut të parë, Kosova krijoi epërsi deri në gjashtë pikë, por çereku i parë i takimit u mbyll me rezultat 21:17 për islandezët. Çerekun e dytë, Islanda e fitoi me 24:12, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 45:29.
Çereku i tretë i takimit, përsëri i takoi Islandës, të cilin e fituan me 22:14, ndërsa rezultati pas 30’ minutash lojë, tregonte 67:43. Në çerekun e fundit, të dyja ekipet ishin të barabarta, pasi ky 10-të minutësh u mbyll 19:19, ndërsa tabela në fund tregonte rezultatin 86:62.
Koshashënuesi më i mirë te Kosova ishte Valon Bunjaku me 12 pikë, ndërsa te ishullorët Vilhjalmsson që realizoi 22 pikë.
Ndeshjet e ardhshme, Kosova do ti luajë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të luajë kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut. /Insajderi.com