Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në renditjen e përgjithshme botërore të FIFA-s, të publikuar të enjten, pas rezultateve të grumbullimit të fundit, njofton Insajderi.
“Dardanët” aktualisht zënë pozitën e 117-të në ranglistë me 1.158 pikë, një pozitë më poshtë se që ishin muajin e kaluar.
Kosova humbi nga Maqedonia e Veriut në plejofin e Ligës së Kombeve 2:1, që ishte mundësi e mirë për të vazhduar ëndrrën për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm, ndërsa tri ditë më pas, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” humbi nga Sllovenia me rezultatin minimal 1:0, derisa më 14 tetor, barazoi pa gola në udhëtim me Greqinë. Të dy ndeshjet ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Nëse Kosova do të vazhdojë me paraqitje të tilla, ajo do të bije në kategorinë “D” në Ligën e Kombeve./Insajderi.com.