Përfaqësuesja e Kosovës në Hendboll, pati fat që Haris Berisha e zgjodhi Handbollin, para futbollit

Përfaqësuesja e Kosovës në Hendboll, pati fat që Haris Berisha e zgjodhi Handbollin, para futbollit

Portieri i përfaqësuese së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, në fillet e karrierës së tij – nuk e dinte se talentin e tij ta fokusoj në futboll apo në hendboll – për fatin e tij dhe të përfaqësuese tonë, Harisi zgjodhi hendbollin.

“Nuk jam aspak i penduar për zgjedhjen që e kam bërë në atë kohë”, tha Haris Berisha, tek sa po fliste për dilemat e fëmijërisë, transmeton Insajderi.

Berisha, është portieri numër një i përfaqësueses së Kosovës dhe kjo i ka ndihmuar shumë atij, që ai te bije në sy të ekipeve evropiane, pasi ai së fundi ka nënshkruar kontratë me ekipin e HSC Kreuzlingen, që garon në ligën e dytë të Zvicrës.

Kalimi i tij tek skuadra zvicerane, ishte raportuar edhe nga federata e Zvicrës. “Ishte numër një në kualifikimet për Evropianin 2020, tek përfaqësuesja e Kosovës. Falë pritjeve të tij – Kosova arriti fitore historike, 27:24 ndaj Izraelit dhe barazimin e jashtëzakonshëm 23:23 ndaj Polonisë. Berisha, po ashtu, është vlerësuar lart për paraqitjen ndaj Gjermanisë para 7.200 shikuesve. Falë asaj paraqitjeje ka siguruar kalimin në Zvicër”, kishte shkruar Federata e Zvicrës, në njoftimin e saj.

Edhe vet lojtari, është shumë i lumtur për marrëveshjen e tij me klubin nga Zvicra. “Kalimi në Kreuzlingen është një lëvizje e mirë për mua, pasi mund të piqem edhe më shumë këtu dhe të fitoj përvojë për ta ndihmuar ekipin dhe sigurisht Kosovën. Jam shumë i gëzuar për mundësinë që të luaj në ligën e dytë zvicerane. Jam i motivuar që iu kam bashkuar një ekipi me kualitet e potencial të madh”, ka deklaruar Berisha.

Ekipi i përfaqësuese së Kosovës në Hendboll, dita ditës po bënë hapa drejt zhvillimit të saj. Emra si Berisha, Tahirukaj, Dedaj, Kabashi etj, po bëhen emra të njohur edhe në arenën ndërkombëtare./Insajderi.com.