Përfaqësuesja e Kosovës, nga ndeshja e parë tek eliminatoret e Botërorit

Përfaqësuesja e Kosovës, nga ndeshja e parë tek eliminatoret e Botërorit

Futbolli në Kosovë ka filluar shumë vite përpara pavarësisë së shtetit, megjithatë vetëm pas shkëputjes nga Ish-Jugosllavia, komuniteti i futbollit vendas arriti të formojë një skuadër të cilën e konsideruan si përfaqësuese duke zhvilluar fillimisht ndeshje miqësore me klube, pasi me kombëtare te tjera ishte e pamundur.

Nga viti 2008 ka filluar zyrtarisht edhe kërkesa ligjore e Federatës së Futbollit të Kosovës që të kërkojë zhvillimin si fillim të ndeshjeve miqësore e më pas njohjen e plotë nga FIFA dhe UEFA.

Bisedimet kanë qenë të gjata dhe të zhvilluara në formë lobimesh, nga njëra anë presidenti aktual i FFK, Fadil Vokrri dhe nga ana tjetër Federata Shqiptare e Futbollit, por rezistenca e Serbisë edhe në aspektin sportiv, për të mos e njohur përfaqësuesen e futbollit të Kosovës ishte e madhe.

Lexo më shumë në Insporti.com