Khabib Nurmagomedov nuk do të kthehet më në UFC, përcjell Insajderi.
Kthimin e tij e shpresonte presidenti i UFC-së, Danaa White, përkundër se gjashtë muaj më vonë Khabibi kishte deklaruar se nuk do të vazhdojë më këtë sport.
Ai arriti ta mposhte Justin Gaethe, pas asaj ndeshje deklaroi se “largohet nga UFC”.
Por, kthimin e tij e priste presidenti White, i cili tash e ka kuptuar që Khabibi nuk kthehet më.
Këtë e kumtoi nëpërmjet një reagimi në Twitter, për ta shuar çdo shpresë që Khabibi të jetë prapë në ring. /Insajderi.com