Me ndeshjen ndërmjet AS Prishtinës dhe Marigona Hill Prishtinës, kanë përfunduar garat e rregullta në Ligën e Parë në basketboll, njofton Insajderi.
Marigona Hill Prishtina ka fituar 75:81 ndaj AS Prishtinës, për të siguruar vendin e katërt në renditje.
RC Cola Drita zuri vendin e parë me 35 pikë, kurse në vendin e dytë renditet Istogu me 33 pikë. AS Prishtina përfundoi garat në vendin e tretë me 32 pikë, kurse Marigona Hill Prishtina e katërta me 29 pikë.
Në gjysmëfinale do të ndeshen Drita me Marigona Hill Prishtinën, kurse Istogu me AS Prishtinën. Skuadrat që shënojnë dy fitore, kualifikohen në finale. Kampioni i Ligës së Parë siguron ngjitjen në Superligë, derisa finalisti do të përballet me vendin e shtatë të Superligës në “play-out” për tu përcaktuar se cila do të luajë në elitë.
Lipjani me vetëm 20 pikë bie në kategorinë e dytë. /Insajderi.com