Përfundojnë ndeshjet e para të grupeve të ditës së martë në Ligën e Kampionëve

Përfundojnë ndeshjet e para të grupeve të ditës së martë në Ligën e Kampionëve

Të martën kanë përfunduar ndeshjet e grupeve të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Në grupin E, Chelsea dhe Sevilla kanë ndarë pikët duke luajtuar me rezultat të bardhë 0:0, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rennes dhe Krasnodar gjithashtu kanë ndarë pikët duke luajtur baras, por me gola, 1:1. Të parët kaluan në epërsi vendasit me Guirassy nga penalltia në minutën e 56’, ndërsa barazuan rusët me Ramirez në minutën e 59’ të takimit.

Në grupin F, Lazio ka mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 3:1, me golat e Immobile (6’), Hitz autogol (23’) dhe të Akpa-Akpro (76’), ndërsa golin e vetëm për gjermanët e shënoi Haaland (71’). Në këtë takim, për herë të parë në Ligën e Kampionëve debutoi Vedat Muriqi, ku hyri në lojë në minutën 67’ të takimit.

Në grupin G, Barcelona ka mposhtur me rezultat 5:1 hungarezët e Ferencavros, golat për spanjollët u shënuan nga Messi, Fati, Coutinho, Pedri dhe Dembele, për mysafirët të vetmin gol e shënoi Kharatin.

Në grupin H, Manchester United ka mposhtur si mysafir PSG, me rezultat 1:2, me golat e Fernandes (24’) nga penalltia dhe të Marcus Rashford (87’), ndërsa francezët barazuan përkohësisht me autogolin e Martial në minutën 55’ të takimit.

Në takimin tjetër të grupi H, skuadra gjermane Leipzig u tregua më e suksesshme se turqit e Basaksehir, duke i mposhtur me rezultat 2:0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Angelino (16’,20’). /Insajderi.com