![Përfundon Aventura e Llapit evropian, eleminohen që në raundin e parë nga Shkupi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/07/218253857_10159287558387243_5401192937803760058_n-730x440.jpg)
Skuadra e Shkupit ka arritur të eleminoj skuadrën e Llapit nga “UEFA Conference League”, shkruan Insajderi.
Ata mposhtën llapjanët me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Ndeshja e sotme e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1, por këto shifra nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën e Batatinës që të kalojnë tutje.
Ademi ishte i para i cili hapi rezultatin e ndeshjes në minutën e 78-të për të kaluar në epërsi Shkupin, pastaj Drilon Fazliu barazoi rezultatin në minutën e 84-të.
Nga minuta e 75-të, Llapi luajti me 10-të lojtarë pasi Emini u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Skuadra llapjane tani eleminohet nga ky kompeticion, kurse Shkupi kalon tutje./Insajderi.com