Përfundon ecuria e jashtëzakonshme e Cityt – Guardiola nuk arriti të thyejë rekordin e tij

Përfundon ecuria e jashtëzakonshme e Cityt – Guardiola nuk arriti të thyejë rekordin e tij

Ka përfunduar ecuria e jashtëzakonshme e Manchester Cityt në Premierligën angleze.

Ekipi i Pep Guardiolas u ndal në barazim pa gola në ndeshjen e fundit të vitit 2017, pas 18 fitoreve radhazi, shkruan Insajderi

City nuk arriti të marrë më shumë se një pikë ndaj Crystal Palace, duke i dhënë fund ecurisë mbreslënëse në kampionat.

Që prej fillimit në muajin gusht të sezonit në Premierligë, e deri në fund të dhjetorit, City regjistroi 18 fitore rresht, rekord ky në histori të futbollit anglez.

Kështu, Guardiola ishte vetëm një fitore larg barazimit të rekordit të tij – të arritur në vitin 2013-14 me Bayern Munchen.

Me gjigantin bavarez, në sezonin 2013-2014 Guardiola kishte arritur 19 fitore rresht, rekord ky në top 5 ligat evropiane.

Manchester City kryeson si lider në Premierligë pas 21 xhirove, me gjithsej 59 pikë – 14 më shumë se Chelsea i vendit të dytë. /Insajderi.com