Përfundon festivali me dema në Spanjë, lëndohen 35 persona

Përfundon festivali me dema në Spanjë, lëndohen 35 persona

Në qytetin e Spanjës të quajtur Pamplona, përfundoi festivali trandicional “San Fermin” i garës me dema.

Nga ky festival, mbetën të lënduar 35 persona. Shumica e lëndimeve ndodhin kur demat dhe garuesit kalojnë dhe bien në tokë, por zyrtarët komunal kanë raportuar se tetë persona janë lënduar nga brirët e demave.

Festivali, i mbajtur nga 6 deri në 14 korrik, tërheq qindra-mijëra turistë nga e gjithë bota çdo vit.

Gara me dema organizohet çdo mëngjes në orën 8.00 dhe demat drejtohen nga stallat në arenën e qytetit, e gjatë rreth 825 metra. Njerëzit që marrin pjesë në këtë garë janë kryesisht meshkuj tradicionalisht të veshur në të bardha, me shalle të kuqe rreth qafës.

Ky manifestim daton nga shekulli 16, në lavdinë e shenjtorit dhe mbrojtësit të Pamplonës, San Fermin.

Festivali u përjetësua nga shkrimtari Ernest Hemingway në romanin “Dielli lind përsëri”.