Përfundon koha e rregulltë e përballjes finale në barazim mes Villarreal dhe United, ekipet i drejtohen vazhdimeve

Përfundon koha e rregulltë e përballjes finale në barazim mes Villarreal dhe United, ekipet i drejtohen vazhdimeve

Është mbyllur koha e rregulltë e finales së Europa League mes Villarreal dhe Manchester United me shifrat 1:1, teksa ekipet i drejtohen vazhdimeve dy here nga 15’ minuta, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, ku golin e parë e gjeti Villarreali, pas ndërprerjes.

Realizator i golit të parë për skuadrën spanjolle ishte Gerard Moreno.

Ndërsa pjesa e dytë e takimit u karakterizua me dominim të plotë të skuadrës së Solskjaer.

Golin e barazimit “Djajtë e kuq” e gjetën në minutën e 55-të përmes Edinson Cavanit.

Deri në vërshëllimën e fundit, Manchester United nuk e ndali dominimin, por nuk arritën të gjenin golin e epërsisë, kështu koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë, për të vazhduar pastaj në vazhdime. /Insajderi.com