Përfundon pa gola derbi mes Manchester United dhe Chelsea

Përfundon pa gola derbi mes Manchester United dhe Chelsea

Në “Old Trafford”, ka përfunduar pa gola derbi i javës së gjashtë në futbollin anglez, mes Manchester United dhe Chelsea, njofton Insajderi.

Loja ishte e balancuar nga skuadrat, me posedim të topit për mysafirët dhe me raste më të mira shënimi për vendasit.

Edhe zëvendësimet në pjesën e dytë, inkuadrimi i Cavanit dhe Pogbas nuk bën ndonjë dallim të madh, ndërsa te mysafirët, Lampard, zëvendësoi gjermanët Werner dhe Havertz me dyshen Abraham dhe Ziyech, mirëpo as kjo dyshe nuk arriti të ndryshonte lojën rrënjësisht.

Me këtë pikë të fituar, Manchester United shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe ndodhet në pozitën e 15 në tabelë, pas pesë gjirosh të luajtura. Në anën tjetër, me këtë pikë, skuadra londineze shkon në nëntë pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë në tabelë, pas gjashtë javëve të luajtura. /Insajderi.com