Përfundon pa gola ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë

Përfundon pa gola ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë

Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Spanjës dhe Suedisë, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e kësaj përballje u karakterizua me dominim total të spanjollëve në posedim të topit.

Por, ani pse statistikat ishin të gjitha në anën e “furisë së kuqe”, ata nuk arrinin të krijonin raste të shumta shënimit.

Pjesa e dytë e takimit ishte e njëjtë me atë të parën.

Spanja vazhdonte të ishte shumë më kërkuese, duke mos e ndalur sulmin asnjëherë.

Përkundër pjesës së parë, në pjesën e dytë u krijuan më shumë raste shënimi, por fati nuk ishte në anën e spanjollëve.

Kështu, ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Ndeshjen e radhës Spanja do të luaj kundër Polonisë, ndërsa Suedia do të përballet me Sllovakinë./insajderi.com


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes mes Spanjës dhe Suedisë


Përfundon pjesa e parë mes Spanjës dhe Suedisë

Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në ndeshjen mes Spanjës dhe Suedisë.

Kjo pjesë u karakterizua me përqindje të lartë të posedimit të topit nga spanjollët.

Ani pse dominonin me posedim të topit, nuk arritën të krijonin raste të mira shënimi.

Të vetmit që kishin raste për shënim të spanjollët ishin Dani Olmo dhe Alvaro Morata, por që dështuan para portës.

Ndërsa Aleksander Isak pati rast tejet të mirë të befasonte spanjollët por nuk arriti të dërgoj topin në rrjetë.


Fillon përballja mes Spanjës dhe Suedisë.