
Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Uellsit dhe Shqipërisë, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, duke pasur edhe raste të shumta shënimi.
Në këtë pjesë, ani pse ndeshje miqësore, nuk munguan as momentet e tensionit.
Fillimi i pjesës së dytë u duk se po shkonte në ritmin e të parës, derisa rreth minutës së 70-të me inkuadrimin e Gareth Bale në fushë, uellsianët fituan motiv shtesë dhe sulmonin vazhdimisht.
Rastet e krijuara nga vendasit nuk arritën të konkretizoheshin në gol.
Kështu ndeshja u mbyll pa gola.
Ndeshjen e radhës “Kuq e Zinjët” e zhvillojnë përballë Republikës Çeke më 8 qershor./insajderi.com