
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e miqësores mes Uellsit dhe Shqipërisë, njofton Insajderi.
Kjo pjesë u karakterizua me raste shënimi nga të dyja skuadrat, ku herë pas here kuq e zinjët u bënë presion vendasve në mbrojtje.
Ani pse ndeshje miqësore, nuk munguan as momente tensioni mes lojtarëve.
Përkundër se gola nuk pati, rasti shënimi kishte shumë – skuadrat do të tentojnë që ta vendosin ndeshjen miqësore në 45 minutëshin e dytë./insajderi.com