Përfundon pjesa e parë – Greqia përpara

Përfundon pjesa e parë – Greqia përpara

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në mes të Kosovës dhe Greqisë, me këtë të fundit që është duke avancuar me një gol të hershëm.

Grekët, kanë arritur ta gjejnë portën qysh në minutën e 2’ të takimit, përmes Limnios, njofton Insajderi.

Përfaqësuesja e Kosovës, pati rastet e saj për ta përmbysur këtë rezultat, por 45 minutat e para nuk e sollën suksesin e kërkuar.

Arbër Zeneli, Atdhe Nuhiu dhe Amir Rrahmani, i patën rastet e tyre.

Kosova e pati një dominim të lehtë në këtë pjesë, me 52% të posedimit dhe me 3 goditje në portë./Insajderi.com.