Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales, në mes të Inter vs Shakhtar Donetsk. Ekipi nga Serie A, është duke fituar me rezultatin 1 me 0.
Golin e parë dhe të vetëm në këtë pjesë, e shënoi, Lautaro Martinez, në minutën e 19′.
Shakhtar Donetsk, nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit, por e ka dominuar pjesën e parë me posedimin e topit, të cilin e mbajtën në këmbët e tyre, në 61% të kohës, kundrejt Inter, që e kishte 49%.
Goditjet në portë i takojnë Inter, pasi ka tentuar katër herë portën, dy herë prej të cilave, përfunduan në kuadratin e portës, ndërsa Shakhtar Donetsk, ka tentuar tre herë portën, por nuk ishin mjaftueshëm të saktë sa për të shqetësuar portierin e Inter./Insajderi.com.