
Kombëtarja e Italisë, është duke avancuar me rezultat 1 me 0 ndaj kombëtares së Holandës dhe atë si mysafir.
Goli u shënuar nga Nicolo Barella, në fund të pjesës së parë, më saktësisht në minutën e 45+1’, njofton Insajderi.
E gjithë pjesa e parë është dominuar nga kombëtarja italiane, e cila ka mbajtur topin në posedim në 60% të kohës dhe tentuar nëntë goditje në portë, prej të cilave dy e kanë qëlluar kuadratin e portës.
Italianët u detyruan të bëjnë një zëvendësim, pasi sulmuesi i Romës, Zainolo, është lënduar – në vend të tij ka hyrë Moise Kean./Insajderi.com.