Përfundon pjesa e parë: Juventus 1 – 1 Lyon

Përfundon pjesa e parë: Juventus 1 – 1 Lyon

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, në mes të Juventus vs Lyon. 1 me 1 është mbyllur kjo pjesë dhe të dy golat u shënuan nga penalltitë

Ekipi nga Franca, Lyon, ka kaluar i pari në epërsi, në minutën e 12’. Përmes të rikthyerit nga lëndimi, Memphis Depay, duke ia dridhur këmbët Juventus-it, në mes të Torinos.

Juventus ka kërkuar golin që nga minuta e parë, por arritën ta gjejnë tek në minutën e 23’, pasi Pjanic goditi nga gjuajtja e lirë dhe njëri nga lojtarët e Lyon e preku topin me dorë. Nga pika e bardhë realizoi Cristiano Ronaldo.

Juventus-it i duhen edhe dy gola, në mënyrë që të siguroi kalimin në fazën tjetër./Insajderi.com.