
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë, shkruan Insajderi.
“Kuq e Zinjët” e nisën shumë mirë takimin duke ushtruar presion të vazhdueshëm te vendasit.
Në epërsi të parët kaluan çekët në minutën e 18-të përmes Patrik Schick.
Ky gol i dha kthesë tjetër ndeshjes, pasi ndryshojë rrjedhat e lojës te të dyja skuadrat, duke bërë lojë më të hapur.
Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Sokol Cikalleshi shënjë gol nga rreth 30 metra largësi, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabart.
Duke parë mënyrën se si u zhvillua pjesa e parë, pjesa e dytë garanton lojë me shumë raste./insajderi.com