Përfundon pjesa e parë mes Kosovës dhe Maltës

Përfundon pjesa e parë mes Kosovës dhe Maltës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Maltës me rezultat të barabartë, transmeton Insajderi

“Dardanët” janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë të bukur, me sulme të vazhdueshme.

Ata arritën të shënojnë përmes Milot Rashicës në minutën e 19-të.

Ani pse në epërsi, futbollistët tanë nuk e ndalën sulmin, por ishin të pafatë në dyfishim të rezultatit.

Pak sekonda pa përfunduar pjesa e parë, maltezët arritën të shënojnë përmes Shaun Dimech për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabartë.

Duke parë pjesën e parë, pjesa e dytë garanton lojë shumë të bukur, sidomos nga skuadra kosovare./insajderi.com