Ka përfunduar pjesa e parë në kryeqytetin bjellorus mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë me shifrat 0:1 në favor të mysafirëve, transmeton Insajderi.
Pas pjesës së parë, Shqipëria e gjen veten në avantazh ndaj Bjellorusisë me gol të shënuar nga Sokol Cikalleshi në minutën e 23 të takimit, pas një asisti të Elseid Hysaj.
Përgjithësisht ishte ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë me mbajtje të topit dhe raste shënimi. Në pjesën e dytë pritet nga kombëtarja shqiptare administrim i rezultatit dhe potencialisht të shënohet goli i dytë, goli i sigurisë./Insajderi.com.