Përfundon pjesa e parë në Tiranë: Shqipëri vs Lituani 0:0

Përfundon pjesa e parë në Tiranë: Shqipëri vs Lituani 0:0

Në “Air Albania”, Shqipëria dhe Lituania kanë mbyllur pjesën e parë të takimit me rezultat të bardhë, njofton Insajderi.

Në sfidën e rëndësishme për Ligën C, Shqipëria dhe Lituania, kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0:0.

Ndeshja ishte e ekuilibruar nga të dyja palët, me një përqindje të lehtë nga Shqipëria, por me raste më të rrezikshme kishte kombëtarja mike.

Në pjesën e dytë, pritet freskim i sulmit të Kombëtares Shqiptare, në mënyrë që të arrihet të tundet rrjeta e portës kundërshtare. /Insajderi.com