Përfundon pjesa e parë – Sevilla dhe Manchester United kanë shënuar nga një gol

Përfundon pjesa e parë – Sevilla dhe Manchester United kanë shënuar nga një gol

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit në mes të Sevilla dhe Manchester United, rezultati është 1 me 1.

Manchester United, kaloi i pari në epërsi, kur në minutën e 8′ nga pika e bardhë shënoi Bruno Fernandes, pasi Marcus Rashford, u ndal në mënyrë të palejueshme në zonën rreptësisë.

Ekipi spanjoll, Sevilla, arriti të barazojë rezultatin në minutën e 24′, përmes ish lojtarit të Milan, Suso.

Posedimi i topit ishte në anën e Sevilla, që kishte topin në këmbët e tyre, në 59% të kohës, kundrejt Manchester United, që e kishte 41%.
Dhjetë goditje drejt portës i bëri Manchester United, katër prej të cilave përfunduan në kuadratin e portës, ndërsa Sevilla ka tentuar katër goditje, dy prej të cilave ishin në kuadratin e portës./Insajderi.com.