Përfundon takimi Biden & Putin

Përfundon takimi Biden & Putin

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Tri orë zgjati bisedimi ndërmjet dy liderëve në Gjenevë të Zvicrës, njofton Insajderi.

Biden e Putin do të dalin në konferencë për media, por jo bashkë – ndaras.

Ky takim erdhi në një kohë kur raportet ndërmjet SHBA-ve e Rusisë janë në rënie.

“Vrasës” e kishte quajtur Biden, presidentin rus – diçka që acaroi raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Kremlinit.

Një nga çështjet e trajtuara ishte paraparë të jetë edhe burgosja e liderit opozitar rus, Alexei Navalny.

Njëashtu, ndryshimi i klimës ishte një nga pikat e parapara për diskutim.

Ky është takimi i parë i Biden me Putinin që kur hyri në Shtëpinë e Bardhë si president, në janar të këtij viti.

Para takimit ishte raportuar për një incident ndërmjet sigurimit rus dhe gazetarëve amerikanë. /Insajderi.com