Përgjatë 40 vjetëve ky baba libian ka adoptuar 80 fëmijë në SHBA

Përgjatë 40 vjetëve ky baba libian ka adoptuar 80 fëmijë në SHBA

Një emigrant libian në Shtetet e Bashkuara i ka kushtuar vetveten  fëmijëve me sëmundje të pashërueshme në Los Angeles për 40 vitet e fundit. Gjatë këtyre viteve, ai ka adoptuar 80 fëmijë, të cilët nuk kanë pasur askënd tjetër dhe është kujdesur për ta deri në ditët e tyre të fundit, shkruan Thinking Humanity, transmeton Insajderi.

Mohamed Bzeek, ​​i cili është 65 vjeçar, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2017 për të cilin tani merr trajtim, një proces që ai thotë se e ka sjellë atë vetëm më pranë fëmijëve dhe më të vendosur se kurrë për ta bërë jetën e tyre aq të mirë sa mund të jenë në pak kohe qe kane.

Ai gjithashtu kujdeset për djalin e tij i cili lindi me sindromin e nanizmit. Duke treguar historinë e tij, ai tha:

“Në 1995, ne [Mohamed dhe gruaja e tij e ndjerë] vendosëm të birësonim jetimë të lënë në spitale ose të marra nga familjet e tyre nga shteti për shkak të dhunës dhe presionit. E vetmja shtëpi që pranon jetimë dhe fëmijë që janë gati të vdesin në Los Angeles është shtëpia ime”.

“Jam marrë me 80 fëmijë që nga viti 1989. Dhjetë fëmijë humbën jetën në krahët e mi. Ata e dinë që unë nuk hezitoj t’i pranoj. Nëse nuk e bëj, ata dërgohen në spitale dhe nuk kanë familje ose shtëpi. Sidoqoftë, kur i marr, ata ndiejnë një atmosferë familjare. Ata ndihen të sigurt dhe janë të dashur deri në fund të jetës së tyre”.

Duke folur për diagnozën e tij, ai tha:

“Nuk kisha asnjë familje me mua dhe isha i frikësuar. Ndjeva të njëjtën gjë që fëmijët ndiejnë. Ata janë vetëm. Nëse unë jam 62 [tani 65] dhe jam i frikësuar, po ata?”

Departamenti i fëmijëve në Los Angeless tashmë gjithnjë kontaktojnë atë sa herë që ata kanë një fëmijë të gatshëm për birësim, i cili përballet me një sëmundje kufizuese të jetës. /Insajderi.com