Përjashtohen tre policë në Amerikë pasi përqeshën vrasjen e një afro-amerikan nga një polic dhe e fotografuan momentin

Përjashtohen tre policë në Amerikë pasi përqeshën vrasjen e një afro-amerikan nga një polic dhe e fotografuan momentin

Tre policë amerikanë janë përjashtuar pasi kanë shpërndarë një fotografi ku e ri-prodhonin skenën e njëjtë me të cilën u mbyt për vdekje një afro-amerikan një vit më parë, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Elijah McClain, 23 vjeçar, pati vdekur në gusht të vitit të kaluar pasi u ndalua nga policia.

Përveç tre të përjashtuarve, një polic tjetër ka dhënë vetë dorëheqje për shkak të këtij rasti.

Rasti i McClain ka ri-marrë vëmendje pas vdekjes së George Floyd, një tjetër afro-amerikan që vdiq pasi një polic e asfiksoi për vdekje, duke ia vendosur gjurin në qafë.

Emrat e policëve që janë përjashtuar janë Jason Rosenblatt, Erica Marrero dhe Kyle Dittrich.

Kur i katërti, që dha dorëheqje quhet Jaron Jones.

Vanessa Wilson, ushtruese detyre e shefit të policisë në Denver, ku edhe ndodhi incidenti, e ka quajtur pamjen një krim kundër njerëzimit.

“Jemi të turpëruar dhe të zemëruar nga rasti”, ka thënë ajo për mediat amerikane.

“Edhe pse akuzat për këtë punë të brendshme të policisë nuk janë kriminale, ato janë krim kundër njerëzimit. Vetëm mendja të të shkojë të bësh diçka të tillë është jashtë çdo logjike dhe komplet e papërgjegjshme”.

Në një nga fotot shihet polici Dittrich dhe Jones duke imituar një mbajtje në qaftë me duar, derisa Marrero qeshte anash.

Ndërsa policit tjetër i ishte dërguar fotoja dhe ai ishte përgjigjur me të qeshura.

Çfarë kishte ndodhur me Elijah McClain?

McClain ishte duke ecur në Aurora – Denver, me 24 gusht të vitit të kaluar kur ishte ndaluar nga tre policë.

Më vonë ishte thënë se arsyeja e ndaljes ishte ngjashmëria e tij me një të dyshuar që po e kërkonte policia.

McClain kishte refuzuar të kontrollohej nga policia, të cilët dëshironin ta kontrollonin se mos kishte ndonjë armë me vete, thuhet në raport.

Në kamerat e policisë McClain dëgjohet duke thënë se “jam introvert, ju lutem më respektoni”.

Pastaj një nga policët thotë “ai po do ta marrë armën tënde”, dhe më pas e kapin e rrëzojnë për toke dhe i zënë qafen me duar.

Në raport thuhet se nga mbajtja e tepërt e policit, McClain kishte humbur vetëdijen. Policët kushtin thirru për ndihmë ambulancën.

Mjeku në vendin e ngjarjes kishte vërejtur se McClain nuk po merrte fryme fare dhe se nuk kishte puls. Ai u deklaruar i vdekur tri ditë më vonë me 27 gusht.

Familja McClian kishin deklaruar se në djalin e tyre ishte përdorur forcë për 15 minuta derisa ai kishte vjellur nga dhuna, lutur që të ndalojnë dhe vazhdimisht u kishte thënë se “s’po mund të marr frymë”.

Special prosecutor will investigate 2019 death of 23-year-old ...