Përkeqësohet gjendja e Boris Johnsonit, dërgohet në mjekim intensiv

Përkeqësohet gjendja e Boris Johnsonit, dërgohet në mjekim intensiv

Kryeministri Boris Johnson është transferuar në mjekim intensiv pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ka thënë Downing Street, Qeveria e Britanisë së Madhe, në një deklaratë për media.

Kryeministri i ka kërkuar Sekretarit për Punë të Jashtme, Dominic Raab, që ta zëvendësojë atë “aty ku është e nevojshme”, raporton BBC, transmeton Insajderi.

Një zëdhënës i qeverisë ka thënë: “Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e mjekimit intensiv në spital”.

Pas zbulimit se ishte pozitiv me COVID-19, Johnson ishte i karantinuar në shtëpinë e tij, por mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pasi kishte nevojë për oksigjen.