Përkundër Afrim Tovërlanit, Fadil Rama thotë se barazimi ishte epilog real

Përkundër Afrim Tovërlanit, Fadil Rama thotë se barazimi ishte epilog real

Drenica mori një pikë të vlefshme në “Rexhep Rexhepi”, duke luajtur baras 2:2 me Feronikelin dhe kjo pikë e fituar, e ka lënë të kënaqur trajnerin e Drenicës, Fadil Rama.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, sepse dihet që Feronikeli ka cilësi. Mendoj që në përgjithësi barazimi ishte epilog real për këtë takim”, deklaroi Rama për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Skuadra dha maksimumin në fushë, por na mbetet të përmirësohemi në disa aspekte. Do të punojmë shumë sepse na presin ndeshje të vështira”, shtoi trajneri i Drenicës.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, deklaroi pas ndeshjes se nuk e kupton si përfundoi në barazim kjo ndeshje, kur ekipi I Drenicës kishte vetëm dy raste dhe të dyja I konkretizoi në gola.

Dy golat në barazimin e kuqezinjve i realizoi Almedin Murati./Insajderi.com.