Një burrë në jug të Indisë u vra javën e kaluar pasi një gjel e preu atë gjatë një përleshjeje të paligjshme të gjelave.
Sipas Associated Press, gjeli, me një thikë gati 7 centimetra të ngjitur në këmbë, u frikësua dhe preu 45-vjeçarin Thangulla Satish, pronarin e tij, në zonën e ijëve gjatë përleshjes në afërsi të fshatit Lothunur në shtetin Telangana, njofton Insajderi.
“Satish u godit nga thika e gjelit në ijë dhe filloi të gjakoste rëndë”, tha të dielën inspektori i policisë B. Jeevan. Burri vdiq gjatë rrugës për në spital.
Përleshja e gjelave u ndalua në Indi në 1960 por mbetet aktivitet popullor në shtetet jugore të vendit. Luftimet shpesh përfshijnë shumë baste dhe u jepet miratimi i heshtur nga politikanët vendas. Ato zakonisht janë të lidhur me festivalet hindu, gjithashtu. /Insajderi.com