Përleshja e madhe në takimin ndërmjet Fenerbahces e Galatasaray – dalin pamjet

Përleshja e madhe në takimin ndërmjet Fenerbahces e Galatasaray – dalin pamjet

Në ndeshjen ndërmjet Fenerbahce e Galatasaray ndodhi një përleshje e madhe midis futbollistëve.

Gjithçka ndodhi në minutën e 82-të kur në zënkë u përfshinë dy futbollistët, Younes Belhanda Deniz Turuc, transmeton Insporti

Turuc i Fenerbahces dhe Belhanda i Galatasarayt filluan gjithçka me disa shtyrje e që eskaloi në tensionim të situatës, në afërsi të bankinave të të dyja ekipeve.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes i përjashtoi që të dy nga loja, derisa në këtë takim të tensionuar pati edhe shumë kartonë të verdhë.

Galatasaray e fitoi 1:3 takimin derbi në udhëtim, në ndeshje ku titullar për Fenerbahcen luajti edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

Skenat nga përleshja mes dy ekipeve mund t’i shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/