Përleshje me armë në rrugët e Montpellier në Francë

Përleshje me armë në rrugët e Montpellier në Francë

Një përleshje e furishme shpërtheu në rrugët e qytetit jugor francez Montpellier të dielën ndërsa dy “banda rivale” të armatosura me pistoleta dhe pushkë u përleshën me njëri-tjetrin. Policia tha të paktën një person u plagos, transmeton Insajderi.

Tingujt e fortë të të shtënave tronditën rrethin veri-perëndimor La Paillade të Montpellier të dielën pasdite ndërsa të dy bandat në dukje shkarkuan breshëri armësh dhe raundesh automatike me njëri-tjetrin, raporton RT.

Një video dramatike e publikuar në faqen e mediave sociale ku shihen persona të armatosur të maskuar ndërsa të shtëna shurdhuese zhurmojnë pranë Kullës Assas – një ndërtesë banimi e përshkruar si më e larta në rajonin jugor francez të Languedoc-Roussillon.Një video tjetër që është shfaqur në rrjetet sociale tregon një burrë që me sa duket ishte plagosur në përleshjen me armë.

Një forcë e madhe policie e mbështetur nga njësitë e kontrollit të trazirave, paraushtarakët dhe njësitë e ushtrisë janë vendosur në vendngjarje, sipas mediave franceze. Ata siguruan zonën, ndërsa personi i plagosur u dërgua në një spital nën shoqërimin e policisë. /Insajderi.com