Përleshje mes lojtarëve të Tottenham (VIDEO)

Përleshje mes lojtarëve të Tottenham (VIDEO)

Portieri i Tottenham, Hugo Loris dhe sulmuesi korean, Heung Min Son janë përfshirë në një përleshje.
Edhe pse Tottenham po fiton 1-0 kundër Everton, nuk duket se lojtarët e tyre janë të qetë. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, kapiteni i Spurs u konfrontua me sulmuesin Son Heung-Min duke vrapur drejt tij e duke i bërtitur në fytyrë. Ishin lojtarët Lo Celso dhe Moura ata të cilët ndërhynë të parët duke i ndarë dyshen në fjalë, raporton Insajderi.
Aryseja e kësaj përleshje besohet të jetë frustrimi i Hugo Loris pasi që Son nuk po ushtronte presion të mjaftueshëm në lojtarin e Everton, Richarlison./Insajderi.com