Arbër Zeneli e ka shëndrruar përsëri vetën në protagonist në Ligue, pas një tjetër paraqitje briliante për Reimsin.
Në përballjen kundër Dijonit si mysafir, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në barazimin 1-1, shkruan Insporti.
Përveç golit, paraqitja e tij e përgjithshme impresionoi të gjithë, derisa u shpall edhe “Lojtari i Ndeshjes” pas takimit.
Tani, është publikuar përmbledhja e paraqitjes së tij, ku është përfshirë çdo prekje e 24-vjeçarit përgjatë 90 minutave.
Shikoni pamjet e mëposhtme. /Insporti.com/