Qendra e qytetit austriak Hallein që gjendet në rajonin e Salzburgut, u përmbyt të shtunën pas reshjeve të mëdha të shiut që ka vërshuar Austrinë, transmeton Insajderi.
Pamjet e xhiruara nga qytetarët e ndryshëm tregojnë lumin e tërbuar në mes të qytetit të vjetër.
“Është një katastrofë”, tha kryetari i bashkisë së Salzburgut, Alexander Stangassinger të shtunën në mbrëmje.
Ndonëse përmbytja e shpejtë përfshiu qytetin Hallein të shtunën vonë, nuk pati raportime për viktima, raporton Associated Press.
Popullsia tashmë ishte thirrur të ishte e kujdesshme dhe të mos shkonte në bodrume.
Situata është e tensionuar edhe në pjesë të tjera të Alpeve Austriake.
Megjithëse shiu është ndalur në zonat më të prekura të Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës, stuhitë dhe reshjet e shiut kanë vazhduar në pjesë të tjera të Evropës perëndimore dhe qendrore.
Gjermania është shteti më i goditur në Evropën Perëndimore nga përmbytjet këtë javë, ku si pasojë e tyre, vetëm në këtë shtet kanë humbur jetën më shumë se 150 persona.
Përveç Gjermanisë e Austrisë, të prekura nga vërshimet janë edhe Belgjika e Holanda./Insajderi.com
#Hallein vor wenigen Minuten. #Hochwasser #Salzburg pic.twitter.com/zbVI8yYr7w
— Der Mario 🇪🇺 (@DerMarioO) July 17, 2021