Përmbytjet në Francë, tre viktima

Tre persona kanë humbur jetën në mot të keq i cili e ka kapluar jugun e Francës dhe ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale, ka thënë ministri i brendshëm i Francës Castaner.

Përmbytjet në Francë, tre viktima

Një burim ka pretenduar se njerëzit kanë pësuar në rajonet Ero, Gar dhe Pirinejet Lindore.

Një grua në të shtatëdhjetat urgjentisht është hospitalizuar pasi është gjetur në një vresht pa vetëdije.

Castaner ka deklaruar se shiu i fortë njëkohësisht i ka goditur tetë departamente, dhe ka pasur 1.772 intervenime të shërbimeve urgjente, si dhe janë angazhuar më shumë se 2.000 zjarrfikës, shpëtimtarë dhe pjesëtarë të mbrojtjes civile.

Ai ka pretenduar se ka kërkuar procedura të përshpejtuara  për shpalljen e katastrofës natyrore.

Ministrja e komunikacionit Elizabeth Borne me rastin e vizitës në rajonin e goditur të Bezisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Sot në mëngjes kanë mbetur pa rrymë më shumë se 400 shtëpi në rajon.

Janë dëmtuar shumë binarë hekurudhorë, prandaj trafiku hekurudhor në relacionin Monpele-Tuluz është ndërprerë si dhe trenat nga Monpele për në Spanjë./Insajderi.com.